Mustafa: RTK dëshmoi se është e kapur totalisht nga PDK
Prishtinë, 26 maj - Kryeministri në largim i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Televizioni i Kosovës (RTK), mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie.
"Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroj ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit."
"Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor", ka theksuar Mustafa.