18 Janar 2025

Mustafa: Rama të respektojë fushatën zgjedhore në Kosovë

Prishtinë, 10 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar ardhjen në Prizren të kryeministrave të vendeve fqinje.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes postimit në rrjetin social “Facebook” zbuloi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet më 16 nëntor në Prizren. Në Prizren, në këtë kohë po zhvillohen aktivitete para balotazhit ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës.\"

\"Në kontinuitet, vërehet se Thaçi ka nevojë të ndërhyj në aktivitetin zgjedhor të Prizrenit me kryeministra të vendeve fqinje ose të vendeve të tjera”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sa i takon ardhjes në Prizren të kryeministrit turk, Erdogan dhe Ramës, Mustafa thotë se Thaçi ka nevojë që nëpërmjet ndërhyrjeve të tilla t’i krijojë avantazhe partisë dhe kandidatit të tij për Kryetar të Komunës së Prizrenit.

Sipas tij, duke qenë se Kosova respekton fushatën zgjedhore në Shqipëri, atëherë duhet të ketë respekt reciprok. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)