19 Janar 2025

Mustafa: Prona është e Kosovës

Prishtinë, 4 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratat e një dite më parë të Vuçiqit, kryeministri Mustafa tha se sa i përket pronës në Republikën e Kosovës, me Kushtetutë dhe me Pako të Ahtisaarit është paraparë shumë qartë që çdo gjë që është në territorin e Republikës së Kosovës është pronë  e Republikës së Kosovës.

“Për këtë arsye edhe ne nuk po i japim rëndësi deklaratave ditore ose javore ose të rastësishme që po i japin të tjerët, sepse ne e dimë çka është e jona dhe çka është e jona ne do ta zhvillojmë në harmoni me Kushtetutën. Do ta zhvillojmë edhe këtë kompani, sepse e konsiderojmë shumë të rëndësishme, dhe e konsiderojmë me interes të veçantë për publikun”, tha kryeministri Mustafa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)