Mustafa priti në takim ambasadorin hungarez, Lorant Balla
Prishtinë, 13 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për proceset në Kosovë, duke vlerësuar lartë edhe angazhimin shumëvjeçar të ambasadorit Balla në forcimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Mustafa poashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Hungarinë.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, falënderoi për pritjen dhe për bashkëpunimin e ofruar nga kryeministri Mustafa dhe nga institucionet e Kosovës në vazhdimësi, gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Hungarisë për Republikën e Kosovës.