Mustafa, priti në takim ambasadorin hungarez, Lorant Balla
Prishtinë, 15 dhjetor - Ambasadori i Hungarisë Lorant Balla, ka qenë mysafiri i radhës i kryeministrit i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme.
Edhe në takimin e kryeministrit Isa Mustafa me ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla, janë shprehur përgëzimet për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe është manifestuar gatishmëria për bashkëpunim midis dy vendeve.
Me këtë rast, ambasadori hungarez i dorëzoi kryeministrit Isa Mustafa, telegramin e urimit të kryeministrit të Hungarisë, Viktori Orban.