23 Janar 2025

Mustafa priti në takim ambasadoren e Kanadasë, Louise LaRocque

Prishtinë, 5 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente në Republikën e Kosovës, Louise LaRocque.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadoren LaRocque për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese euroatlantike si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi.

Gjatë takimit miqësor, kryeministri Isa Mustafa falënderoi Kanadanë për përkrahjen e dhënë për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe të marrëdhënieve me Kanadanë.

Ambasadorja kanadeze Louise LaRocque, shprehu përkushtimin e shtetit të saj për avancimin e marrëdhënieve dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, duke theksuar gatishmërinë për të ofruar përkrahje të mëtejshme të Kanadasë për proceset në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)