Mustafa priti drejtoreshën e zyrës rajonale të UNICEF-it
Prishtinë, 1 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtoreshën e Zyrës rajonale të UNICEF-it, Marie Pierre Poirier.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e informoi për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përkujdesje dhe avancim të pozitës së fëmijëve në shoqërinë kosovare, duke e falënderuar dhe shprehur angazhimin për bashkëpunim me UNICEF-in, në realizmin e prioriteteve dhe objektivave, në këtë drejtim.