23 Janar 2025

Mustafa priti ambasadorin e Irlandës, Kevin Dowling

Prishtinë, 25 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Republikës së Irlandës, jorezident në Kosovë, Kevin Dowling.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadori Dowling biseduan për progresin që po arrihet në Kosovë, agjendën integruese evropiane si dhe përkrahjen e Irlandës në këto procese.

Kryeministri Isa Mustafa e informoi ambasadorin irlandez edhe me agjendën e prioriteteve të Qeverisë, që kanë për synim zhvillimin ekonomik,  hapjen e vendeve të punës, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat e tjera substanciale në shumë fusha. 

Kryeministri Mustafa çmoi mbështetjen e deritashme të Irlandës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori i Republikës së Irlandës, jorezident në Kosovë, Kevin Dowling vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme të Irlandës për proceset integruese evropiane të Kosovës, nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Ambasadori Dowling po ashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës si dhe shprehu përkrahjen e Irlandës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)