Mustafa priti ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe
Prishtinë, 1 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, jorezidente në Kosovë, Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama.
Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, duke shprehur vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu i uroi ambasadores sukses gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente në Kosovë.
Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të fuqizuar bashkëpunimin me Kosovën, duke shprehur angazhimin e saj për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.