Mustafa: Prezenca evropiane të jetë efektive dhe e suksesshme
Prishtinë, 26 maj - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u takua me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, me të cilin diskutoi për sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe për bashkëpunimin në mes LDK-së dhe prezencës evropiane në Kosovë.
Gentili tha se BE-ja është e interesuar të ketë prezencë të fuqishme në Kosovë, ndërsa Kryetari Mustafa, duke rikonfirmuara gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të mëtjemë me praninë e BE-së në Kosovës, tha se është me rëndësi që prezenca evropiane të jetë efektive dhe e suksesshme.
Në këtë kontekst, ai kërkoi që prania e BE-së në Kosovë të merret më konkretisht edhe me sfidat në veri.
Kosova ka sprova të mëdha para vetes që lidhen me zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe procesin e shtetndërtimit. Për këtë arsye, Kosovës i duhen institucione të përgjegjshme, të cilat duhet të tregojnë vullnet për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dy dukuri që po ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës, theksoi Kryetari Mustafa.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Kryetari Mustafa theksoi se nga ky dialog, Kosova duhet ti dijë rezultatet konkrete sa i përket rrugës së saj evropiane.
Ndërsa, lidhur me praninë e EULEX-it në Kosovë, kryetari Mustafa tha se pritjet e qytetarëve të Kosovës nga EULEX-i kanë qenë të mëdha. Prandaj, nëse vendoset ligjshmëria në veri, e sidomos kthimi i gjykatave atje, kjo do të ndikonte në rritjen e mirëbesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës ndaj EULEX-it.