Mustafa pret Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini
Prishtinë, 5 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret sot në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë \\ Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini do të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës dhe do tiu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.