Mustafa pranoi telegram urimi nga Kryeministrja e Letonisë
Prishtinë, 14 janar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kryeministrja e Republikës së Letonisë, Laimdota Straujuma me rastin e emërimit në pozitën e Kryeministrit të Kosovës.
Në telegramin e urimit thuhet:
Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, do të doja tju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta dhe tju uroj suksese drejt përmbushjes së qëllimeve të rëndësishme për vendin tuaj.
Më lejoni tju siguroj për përkrahjen e vazhdueshme të Letonisë për integrimin evropian të Kosovës dhe procesin reformues. E mirëpres intensifikimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona miqësore në të mirë të shteteve dhe popujve tanë.