20 Janar 2025

Mustafa porosit opozitën të përgatitet për zgjedhjet e vitit 2018

Prishtinë, 25 janar - Kryeministri Isa Mustafa beson se deputetët e partisë së tij do të jenë unikë për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke bërë me dije se LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen sa i përket zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Mustafa ka thënë për ‘Epokën e re’ se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga posti i kryeministrit pavarësisht thirrjes së opozitës.

Ai e ka porositur opozitën të përgatitet për zgjedhjet e vitit 2018 jo me molotov, gaz lotsjellës, gurë e veprime brutale, por duke ofruar argumente se ajo mund të qeverisë.

Duke folur për raundin e ri të dialogut në Bruksel më 27 janar, Mustafa ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Ai thotë se pret reflektim të BE-së për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së rekomandimeve të fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)