Mustafa po merr pjesë Asamblenë Politike të PPE
Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, me ftesë të Partive Popullore Evropiane, po merr pjesë në Asamblenë Politike të PPE, që po mbahet në Bruksel.
Kjo vizitë e kryetarit Mustafa është në vazhdën e vizitave dhe të bashkëpunimit të LDK-së me PPE, pjesë e të cilave synon të jetë LDK-ja.
Në Asamblenë Politike, kryetari i LDK-së ka arsyetuar kërkesën e LDK-së për tu bërë pjesë e Partive Popullore Evropiane, e kësaj familjeje të madhe evropiane të partive të qendrës së djathtë, parti këto që udhëheqin pjesën më të madhe të vendeve të BE-së.
Fjala e kryetarit Mustafa është mirëpritur nga Aambleja Politike dhe është përcjellë me duartrokitje të gjata, nga përfaqësuesit e mbi 70 partive, anëtare të PPE.
Kryetari Mustafa, në fjalën e tij, theksoi vlerat e përbashkëta të LDK-së me partitë Popullore Evropiane, si respektimi i lirisë, demokracia dhe sundimi i rendit e ligjit.
Kryetari i LDK-së theksoi se anëtarësimi i LDK-së në këtë familje do ta ndihmojë jashtëzakonisht shumë jo vetëm LDK-në, por edhe Kosovën, si një shtet i ri, për të cilin janë jetike vlerat që ka ndërtuar dhe që mbron LDK-ja.