Mustafa: Po e mbyllim ditën e sotme me dy lajme shumë të mira
Prishtinë, 1 dhjetor - Kryeminstri i Kosovës ka deklaruar se sot e ka mbyllur diten e sotme me dy lajme shumë të mira për vendin tonë.
Mustafa përmes rrejtit social facebook ka thënë së Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga Republika e Singaporit dhe dy shtetet tona do të vendosin marrëdhënie diplomatike.
Kjo njohje sipas tij e çon në 113 numrin e vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës duke pasur rol të rëndësishëm në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.
Lajm tjetër shumë i mirë sipas Mustafes është edhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës i Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila i mundëson Kosovës përfitimin e 78 milionë eurove, të cilat do të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e mëtejmë të qeverisjes së mirë.
\"Kosova po ecën fuqishëm në rrugën e forcimit dhe zhvillimit të saj të gjithanshëm. Ti gëzohemi të gjithë sukseseve tona të përbashkëta e të njëpasnjëshme që po i arrijmë\", ka theksuar Mustafa.