02 Maj 2025

Mustafa përkujton viktimat e Holokaustit

Prishtinë, 27 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit, ka përkujtuar viktimat e krimeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, të kryera ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë.

Në këtë ditë memoriale ndërkombëtare, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Kosovës me hebrenjtë dhe të gjitha viktimat e Holokaustit.

“Populli i Kosovës, i cili është përballur para pak vitesh me krime çnjerëzore, bashkëndjen dhe krenohet me forcën dhe virtytet e hebrenjve, të cilët përkundër ballafaqimit me krimet më të rënda në historinë botërore, janë sot simbol i faljes dhe pajtimit, duke mos harrur të kaluarën, por duke kontribuuar për të ardhmen e botës demokratike”, thotë kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi se qytetarët e Kosovës ndihen mirë që kanë ofruar përkrahje për hebrenjtë në atë periudhë të rëndë, duke shtuar se komuniteti hebraik është edhe sot pjesë e rëndësishme e shoqërisë kosovare.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për kontributin e madh, veçanërisht të diasporës hebraike në SHBA dhe në Evropë, për çlirimin e Kosovës dhe për fazat e mëtejshme të ndërtimit të shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)