Mustafa: PDK e pengoi liberalizimin dhe themelimin e Ushtrisë
Prishtinë, 21 maj -Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook që të drejtojë akuza kah PDK-ja.
Ai ka akuzuar ish-partnerin e koalicionit se ka penguar dhe ka mashtruar me liberalizimin e vizave dhe me themelimin e Ushtrisë.
Sipas Mustafës Kosovës i nevojitet një qeveri evropiane, e cila i ka të hapura dyert në Evropë dhe SHBA.
Kosovës i nevojitet një qeveri dhe qeverisje evropiane. Qeveri e cila i ka dyert e hapura në Evropë dhe SHBA, dhe nuk diktohet nga asnjë vend fqinj. Populli e di se kush e pengoi liberalizimin dhe kush e mashtroi me themelimin e ushtrisë. As njëra dhe as tjetra nuk bëhen me deklarata parazgjedhore e as me protagonizëm dhe sidomos nga ata që penguan, ka shkruar lideri i LDK-së.
Zgedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 11 qershor.