Mustafa: Pavarësinë nuk e kemi të plotë
Prishtinë, 8 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa tha se pavarësia nuk është e plotë përderisa nuk arrijmë të ushtrojmë pushtetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë deklaratë ai e bëri në takim me tri nëndegët e saj të lagjes Kodra e Diellit, Lagja e Spitalit dhe Maticani ë Degës III të LDK-së, Dega e Presidentit Rugova, Prishtinë.
Pavarësinë nuk e kemi të plotë përderisa nuk arrijmë ta ushtrojmë pushtetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ne nuk e konsiderojmë se jemi krejtësisht të pavarur përderisa në Kosovë një pjesë të sovranitetit e kemi deleguar tek institucionet e BE dhe organizata tjera ndërkombëtare."
"Ne jemi që sa më shpejtë që Kosova ti merr këto përgjegjësi sepse ne shtetin se kemi bërë që përgjegjësitë ti marrin organizatat ndërkombëtare, por shtetin e kemi bërë që të marrim përgjegjësi për të qeveris Kosovën, tha Mustafa duke shtuar se përderisa Kosova nuk është në gjendje që të merret me sundimin e ligjit atëherë kjo pjesë ka mbetur ende në institucione ndërkombëtare.
Po ashtu ai tha se Kosova nuk është demokratike përderisa demokracia nuk funksionon në të gjitha pjesët e saj.
Ai po ashtu e quajti si të dështuar demokracinë në fushën e ekonomisë pasi siç tha privatizimi ka dështuar, është monopolizuar dhe përderisa mediet janë monopolizuar.
Pushteti në këto medie, sektorin publik është pushtet i monopolizuar ku nuk ka qasje demokratike dhe nuk marr vendime populli, por ata që kanë monopolin ekonomik mbi ato. Disa medie nuk mund të pretendohet me thënë të vërtetën sepse e vërteta është ajo që ekonomikisht nuk u përgjigjet, tha ai.
Sipas tij nëse në komunën e Prishtinës nuk i kryhet një shërbim ata do të abuzojnë në faqen e parë të gazetës dhe organet nuk veprojnë, prandaj kjo shoqëri duhet të demokratizohet.
Ai është ndalur edhe te procesi i reformave brenda subjektit që përfaqëson, por njëherit duke kërkuar nga anëtarësia për një mobilizim më efektiv në veprime sidomos tani kur zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Ai shprehu kënaqësinë me pjesëmarrjen shumë masive dhe shumë avancime në degët jashtë Prishtinës. Por kjo sipas tij nuk guxon të bëjë anëtarësinë shumë entuziast fakti që pushtetin në Prishtinë e ka LDK pasi ka një konkurrencë te dera e shtëpisë.
Ai bëri thirrje për një angazhim më të fuqishëm sidomos aty ku ka pushtetin lokal LDK meqë aty ku nuk e ka një aktivizim dhe reagim shumë më të madh.
Jo që jemi në rrezik që ta humbim primatin sepse nuk jemi fare në rrezik, por ne e dëshirojmë të jemi shumë më të fuqishëm, tha ai, ndërsa shtoi se është anëtarësia ajo që e ka ruajtur LDK.
Për sa i takon qeverisjes ai tha se LDK ka një alternativ tjetër të qeverisjes në nivel vendi. Ai tërhoqi vërejtjen se nuk është e mjaftueshme vetëm të kritikohet qeverisja aktuale e cila po zhvillon një shtet që nuk është shtet ligjor, një qeveri që nuk arrin të përmbushë programin e zhvillimit ekonomik dhe dështimin në të gjitha nivelet e arsimit.
Qeverisjen tonë të ardhmen do ta bazojmë në ofertën tonë në zhvillimin ekonomik, pikëpamje të punësimit, rrënjosjes së varfërisë me të cilën ballafaqohemi, oferta e LDK do të jetë në pikëpamje të shtetit ligjor. Suksesin tonë do ta masim dhe zhvillojmë me një drejtësi preventive e cila nuk u mundëson njerëzve që të korruptohen, tha Mustafa.
Në vijim Mustafa u ndal edhe te çështja e hapjes së universiteteve të reja për të cilat tha se LDK është që të rinjve tu sigurohet arsimin kualitativ.
Ne nuk jemi që ti mashtrojmë sepse janë fëmijët tanë. Jemi për atë që të hapen universitete dhe të bëjmë përfshirjen e të rinjve në arsimin e lartë. Por ne nuk do ta shikojmë këtë vetëm në mënyrë numerike, por vlera se çfarë vlera ne po krijojmë."
"A mundemi me këtë numër të profesorëve, asistentëve në arsimin e lartë të mbulojmë këto universitete dhe nëse jo çfarë universitetet po bëjmë. Duhet të jemi konkurrues në tregun e punës jo vetëm në Kosovë, por edhe në BE dhe që rinia jonë të ketë mundësi të barabartë konkurrimi qoftë brenda qoftë jashtë, tha Mustafa.
Mustafa u shpreh i kënaqur edhe me prezencën e madhe të femrave në këtë takim. Ai tha se pa votën e tyre është e vështirë të fitohet, meqë ato përbëjnë 50% të votës në Kosovë.
Kryetari Mustafa tha se LDK-ja ka qenë fituese e zgjedhjeve të fundit, por ishte PDK-ja ajo që i vodhi votat.
Në fund, Mustafa tha që nuk mjafton vetëm të thirremi në rugovizem, por duhet jetësuar atë. E rugovizmi tha ai, jetësohet duke e rrit partinë që e themeloi, LDK-në dhe duke e qeverisë Kosovën, kryetar i par i se cilës ishte, pa njerëz që kanë hipotekë.