Mustafa paralajmëron marrëveshje të re mes Bllokut
Prishtinë, 10 nëntor - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar partitë e Bllokut se mbi marrëveshjen e deritanishme duhet të bëjnë një marrëveshje të re, me të cilën do t’i përcaktonin përgjegjësitë e reja qeverisëse dhe objektivat qeverisëse.
“Ne nuk jemi të lumtur që duhet të bëjmë marrëveshje të re, sepse ky nuk ka qenë vullneti ynë, por kjo është pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Mustafa në një intervistë për Epokën e Re.
I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër, Mustafa ka thënë se çdo marrëveshje ka bazë themelore fuqinë e subjekteve politike, përkatësisht numrin e deputetëve.
“Ky është edhe qëndrimi i LDK-së për marrëveshjen e re dhe pozitën e kryeministrit”, ka thënë Mustafa.
/Epoka e Re/