Mustafa: Pakoja e Ahtisarit nuk është Kuran por duhet respektuar
Prishtinë, 1 shtator - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk i vlerëson argumentet \"shkencore\" të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran, pasi dihet se Kosova është betuar që ta respektojnë këtë pako.
\"Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet \"shkencore\" të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran.\"
\"Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem\", ka theksuar Mustafa përmes një postimi në Facebook.