Mustafa: Opozita po tenton të marrë pushtetin me dhunë
Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nuk do ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet për demarkacionin me Malin e Zi dhe as atë për Asociacionin e Komunave Serbe.
Ai ka thënë se marrëveshja me Malin e Zi do të korrigjohet nëse dikush e dëshmon se Kosova ka humbur territor.
Për vendin tonë nuk janë problem real as asociacioni dhe as demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike, ka shkruar Mustafa.
Reagimi i tij ka ardhur pas seancës parlamentare të fundit që u karakterizua nga një rrëmujë e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, të mbështetur nga AAK dhe Nisma, hodhën gaz lotësjellës në sallë për të kundërshtuar marrëveshjet.