19 Janar 2025

Mustafa: Nuk s'ka arsye që të rrezikohet liberalizimi i vizave

Prishtinë, 16 mars - Kryeministri Mustafa u shpreh i bindur se nuk ka asnjë arsye që të rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave, për faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Nuk ka asnjë arsye që të rrezikohet sepse ne kemi plotësuar të gjitha kriteret. Sa i përket OSHP-së edhe sistemit të prokurimit, unë mund t’ju them se ne vitin e kaluar kemi kompletuar Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kemi ndryshuar Ligjin mbi Prokurimin, kemi kaluar nga ky vit në prokurimin elektronik, dje edhe i kemi përcaktuar fazat e zbatimit të prokurimit elektronik gjatë këtij viti në të gjitha agjencionet qendrore, ndërkaq nga viti i ardhshëm e bëjmë edhe në pushtetin lokal. Çështja e zgjedhjes së anëtarëve të OSHP-së është çështje praktike, e cila nëse nuk është kryer dje, kryhet për një javë ditë. Janë çështje të cilat do të ndodhin gjithmonë, sepse gjithmonë do të kemi zgjedhje dhe rizgjedhje. Mirëpo është me rëndësi që ne kemi siguruar që me ligj ky organ të jetë i pavarur, dhe të jetë profesional\", tha kryeministri Mustafa.
 

Lidhur me kompletimin e kabinetit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa tha se do të ketë një përplotësim si rezultat i shkuarjes së z. Thaçi në pozitën e presidentit të vendit. \"Çështjet e tjera të reformatizimit  mbeten çështje vazhduese sepse gjithmonë do të matim performancën e Qeverisë dhe karshi performancës do të bëjmë ndryshime”, u shpreh kryeministri Mustafa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)