22 Janar 2025

Mustafa: Nuk jemi qeveria më e madhe as në Evropë e as në Ballkan

Prishtinë, 6 janar - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka cilësuar si lojë me numra shprehjet e disa deputetëve dhe analistëve se ‘Qeveria e Kosovës është më e madhe se ajo e Kinës’.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është më e madhja as në Evropë as në rajon. Ja çfarë shkruan më tej kryeministri i Kosovës Mustafa në ‘Facebook’.

\"Lojë me numra. Disa nga deputetët tanë, analistë ‘të pavarur’ dhe ‘specialistë të vjeljes së pagave nga organizatat e jashtme’ po e krahasojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës se është më e madhe se ajo e Kinës.\"

\"Në fakt Republika e Kinës ka 20 ministri dhe sipas evidencave të fundit, ka 1,398,068,955 banorë, ose afër 1.4 miliard banorë. Nëse këto pjesëtohen me 20 ministri, i bie çdo ministri në 70 milion banorë\", ka theksuar Mustafa.

India ka rreth 1.3 miliard banorë dhe 51 ministri, përkatësisht sipas tij 25 milion banorë për një ministri.

\"Sipas rastit kinez dhe ‘analistëve’ tanë Kosova do të duhej të kishte 0.028 ministri, kurse sipas rastit Indian duhet te kishte 0.08 ministri.\"

\"Sipas kësaj logjike njerëzit trupmëdhenj do të kishin dy duar e dy këmbe, kurse ata më të vegjël më pak gjymtyrë ose pa gjymtyrë….!.\"

\"Por e vërteta është se nuk jemi qeveria më e madhe as në Evropë e as në Ballkan. Por edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij.\"

\"Kemi hapësirë të bëjmë reforma të administratës publike, ta racionalizojmë qeverinë por vetëm me kusht që ta shtojmë efikasitetin dhe të krijojmë kushte që çdo i punësuar në sektorin publik të meritoj pagën që e merr”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)