Mustafa nuk do ti largojë ministrat bojkotues serbë
Me Jablanoviqin, të cilit Mustafa ia tregoi derën më 3 shkurt, janë solidarizuar edhe deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës e kryetarët e komunave veriore, shkruan Koha Ditore.
Me gjithë mungesën e ministrave në mbledhjet e Qeverisë dhe deputetëve në Kuvend, ata vazhdojnë të marrin paga nga buxheti i Kosovës. E Ekzekutivi nuk ka një afat se deri kur do të presë Listën Serbe që të rikthehet në Qeveri.
I pyetur për afatin që kryeministri mund ti japë Listës Serbe, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i ka thënë gazetës se Qeveria inkurajon përfshirjen dhe jo përjashtimin.
/Koha Ditore/