Mustafa: Nuk do të ketë zgjedhje
Prishtinë, 16 tetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë.
Unë besoj që zgjidhja duhet të arrihet, por mendoj se është gabim që ajo të kërkohet vetëm prej bllokut, ka deklaruar Mustafa, pas takimit me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagën.