Mustafa: Njerëzit e Shpend Ahmetit le të thyejnë vo
Prishtinë, 29 gusht - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas gjuajtjës me vezë nga aktivistët e Levizjes Vetvendosje ka thënë se meqë nuk po punojnë asgjë për qytetin, njerëzit e Shpend Ahmetit le të thejnë vo.
Ja postimi i plotë në facebook:
Mirëmëngjesi miq të nderuar,
Mbrëmë deri sa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje ) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Pasi nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo. Shpresoj se nuk i qojnë poshtë, kur ti thyejnë ua japin punëdhënësve të tyre me i ngrënë.