20 Janar 2025

Mustafa ngushëlloi Qeverinë turke pas sulmeve në Turqi

Prishtinë, 18 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut turk, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas sulmeve vdekjeprurëse, me pasoja të rënda në njerëz, që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Republikën e Turqisë.

Kryeministri Isa Mustafa, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për këto akte të rënda, duke theksuar solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin turk, dhe me familjarët e viktimave.

Në telegram, kryeministri Isa Mustafa thekson përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën e pakompromis kundër të gjitha formave të terrorizmit, në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizimit global.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)