23 Janar 2025

Mustafa ngushëlloi qeverinë turke

Prishtinë, 20 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar homologut turk, Ahmet Davutoglu, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta si dhe ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi sot në territorin e Turqisë, afër kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën dhjetëra njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.
 
Kryeministri Isa Mustafa në telegram shpreh pikëllimin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë akt të rëndë, duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Turqisë, me popullin dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi.
 
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shpreh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të radikalizmit të dhunshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)