28 Prill 2024

Mustafa, ngushëlloi familjen Reka

Prishtinë, 12 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Reka nga Restelica e Dragashit, e cila dje humbi dhjetë anëtarë të saj nga orteku i borës.

Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami: 

E dashur Familje Reka,

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e dhjetë më të dashurve Tuaj.

Tragjedia Juaj familjare është një lajm i kobshëm për të gjithë vendin, sepse dje të gjithë ne kemi humbur një pjesë tonën, kemi mbetur pa dhjetë qytetarë dhe njerëz të mirë të Kosovës.

Në këto çaste të rënda zie, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie!

Zoti e bekoftë familjen Reka!  

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Dr. Isa Mustafa

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)