Mustafa në vizitë në Austri
Prishtinë, 25 prill - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në krye të një delegacioni të LDK-së, me ftesë të Spindelegger, kryetar i OVP dhe njëherit zëvendëskryeministër i Austrisë, po qëndron në Linz të Austrisë.
Vizita bëhet me rastin e hapjes së fushatës për zgjedhet evropiane të OVP.
Vizita është shenjë e bashkëpunmit të ngushtë që po ndërton LDK-ja me partitë popullore evropiane, pjesë e të cilave edhe është.
LDK-ja e çmon lart bashkëpunimin me partitë e spektrit të cilit i takon dhe, përpos përfitimit të përvojave më të mira, po përpiqet që të ndikojë që nëpërmjet Partisë Popullore Evropiane, që është grupimi më i madh politik në Bashkimin Evropian dhe në Evpropë përgjithësisht, të ndikojë në avancimin e statusit të Republikës së Kosovës si një shtet i ri.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, kryetari Mustafa do të takohet edhe me përfaqësues të shoqatave kosovare që veprojnë në rajonin e Vjenës dhe të Linzit.