Mustafa në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane
Bruksel, 28 janar - Në Bruksel, po mbahet takimi i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane dhe ky është takimi i fundit para Kongresit të EPP-së, që do të mbahet në fillim të muajit mars.
Në takim po merr pjesë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si përfaqësues i të vetmes parti kosovare anëtare e këtij grupimi më të madh politik të Bashkësisë Evropiane, së bashku me zyrtarin ndërlidhës për EPP-në, Valon Halimi.
Përveç vendimeve përfundimtare për Rregulloren e Kongresit, në takim ësht biseduar gjithashtu edhe për rëndësinë e Kongresit së EPP-së, në të cilin do të emërohen kandidatët për President të Keshillit Evropian, si dhe kandidati i EPP-së për Kreun e Komisionit Evropian.
Gjatë takimit të Kryetarit Mustafa me përfaqësuesit e Partisë Demokristiane Gjermane, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe ndihmën e tyre të përhershme dhënë Kosovës dhe LDK-së, Kryetari Mustafa gjithashtu pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Gjernani, e cila do të organizohet gjatë muajit shkurt..
Gjithashtu, Kryetari Mustafa u takua edhe me përfaqësuesit e Partisë Popullore Austriake, të cilët i përgëzoi për formimin e qeverisë së re dhe mori zotimin e tyre për integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit perëndimor në EU.
Ndërsa, z. Daul, Kryetar i EPP-së, e uroj Kryetarin Mustafa për rezultatet e mira të LDK-së në zgjedhjet lokale dhe i informoi të pranishimit se së shpejti planifikon vizitën e tij në Kosovë