22 Janar 2025

Mustafa në shënimin e Kushtetutës së Kaçanikut

Kaçanik, 7 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë të hënën në manifestimin e mbajtur me rastin e shënimit të 25-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
 
Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga Ilaz Ramajli, kryetar i Kuvendit të Kosovës në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka vizituar edhe ekspozitën e hapur me këtë rast në ambientet e Pallatit të Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik.
 
Ndërkaq, pas përfundimit të manifestimit, kryeministri Isa Mustafa bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me z. Ramajli e deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, kanë zbuluar pllakën përkujtimore e cila i dedikohet kësaj ngjarje, e ngritur para Pallatit të Kulturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)