Mustafa në pritjen e organizuar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ortodoks
Prizren, 14 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë të enjten në ceremoninë e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks, që u organizua në Dioqezën Ortodokse në Prizren.
Kryeministri Mustafa, me këtë rast, ka përcjellë urimet për këto festa për të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës.
Në pritjen e organizuar nga kleri ortodoks, të prirë nga Peshkopi Teodosije, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë dhe përfaqësues tjerë të misioneve të huaja e të shoqërisë civile në Kosovë.