02 Maj 2025

Mustafa në meshën në nderim Rugovës dhe Imzot Sopit

Prishtinë, 12 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në meshën e mbajtur të martën në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, në nderim të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopit, në 10 vjetorin e kalimit të tyre në amshim.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, gjatë meshës, ka përkujtuar veprat e mëdha të dy personaliteteve të shquara të Kosovës, duke bërë thirrje që të ndiqet rruga e trasuar nga ta dhe që të realizohen amanetet e tyre.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, vizitoi ekspozitën e hapur në nderim të dy korifejve të kombit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)