03 Maj 2024

Mustafa: Ndërkombëtar duhet të rrisin presionin ndaj Serbisë

Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa në takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan, ka deklaruar të komuniteti ndërkombëtar duhet edhe me tej të rris presionin ndaj Serbisë, në mënyrë që kjo e fundit ti heq nga Kosova strukturat e saja ilegale.

Kryetari Mustafa dhe znj. Ozan në këtë takim diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformën zgjedhore dhe bisedimet me Serbinë.

Kryetari Mustafa tha se LDK insiston dhe qëndron mbrapa qëndrimit që marrëveshja  e nënshkruar në mes të liderëve të LDK-së, PDK-së dhe AKR-së dhe e garantuar nga Ambasada Amerikane duhet të zbatohet në përpikëri, sepse përndryshe besimi politik në mes të partive në vend do të humbte dhe një gjë e tillë do të rrezikonte zhvillimin e demokracisë në vend.

Kryetari Mustafa tha se LDK është që rregullimi i raporteve fqinjësore me të gjitha shtetet fqinjë të bëhet përmes bisedave, por në asnjë mënyrë nuk është që në këtë biseda të diskutohet për integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të vendit.  

Nga ana e saj, ambasadorja e Republikës së Turqisë, znj. Songul Ozan theksoj se në Ballkan më nuk do të këtë asnjë ndryshim kufijsh, e në këtë kornizë pjesa veriore e Kosovës është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe duhet të trajtohet brenda kornizave të pakos presidentit Ahtisaari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)