Mustafa: Ndarja e kodit telefonik e forcon sovranitetin e Kosovës
Prishtinë, 15 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka berë të ditur se sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383.
Kosova sipas tij ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.
"Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!", ka deklaruar Mustafa.