Mustafa: MSA-ja hap rrugë për reformave në Kosovë
Prishtinë, 21 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në tryezën e Rrumbullakët me temën \"Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?\", të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).
Sipas tij Kosova me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e ka nënshkruar një prej dokumenteve më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë sonë.
\"Ky dokument hapë rrugë për një proces të reformave thelbësore, ashtu siç është paraparë me këtë tryezë. Me nënshkrimin dhe ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, Republika e Kosovës ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe këto marrëdhënie do të thonë më shumë të mira për njerëzit e Kosovës, dhe po ashtu edhe më shumë të mira për Bashkimin Evropian, si dhe më shumë stabilitet dhe integritet në këtë rajon\", ka theksuar ai