22 Janar 2025

Mustafa: Momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re

Prishtinë, 18 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar përkushtimin e saj që me koalicionin paszgjedhor të bëjë ndryshime të nevojshme për qeverisjen e mirë të vendit.

Megjithatë, sipas tij, dy rrethana të reja kanë ndikuar që këtij koalicioni t’i vështirësohet arritja e këtyre objektivave.

“Janë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jap të drejtë vetëm PDK-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit, dhe kriteret e prezantuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës, sigurisht të harmonizuara me partnerët ndërkombëtarë, për kushtet e mandatimit të qeverisë së ardhshme, e që janë shumica, partneriteti ndërkombëtar, dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve nga dialogu, përfshirja e komuniteteve në qeverisje dhe listës serbe si dhe gjithëpërfshirja”, ka vlerësuar Mustafa.

Koalicioni sipas tij është zotuar se do ta votojë kandidatin që e propozon PDK-ja për kryetar të Kuvendit, përpos VV, për të hapë mundësi për konstituimin e Kuvendit.

\"Edhe çështjet e tjera jemi të interesuar ti realizojmë në harmoni me politikat e vendit, brenda sallës së Kuvendit dhe me votën e shumicës\", ka theksuar Mustafa.

LDK sipas tij mbetet konsekuente ndaj partnerëve, por po ashtu momentet e reja imponojnë nevojën për sjellje të re, në mënyrë që Kosova të ketë Kuvendin dhe Qeverinë në ditët e ardhshme.

Këto dy ditë LDK do të mbaj takimet e nivelit më të lartë partiak dhe do të vendosë të ndihmojë që vendi ynë sa më shpejt të ketë institucionet e saja demokratike në harmoni të interesave të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)