04 Maj 2025

Mustafa: Mirëqenia sociale prioritet i rëndësishëm

Prishtinë, 7 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.

Duke folur për përkrahjen e ofruar për kategori të ndryshme sociale gjatë kësaj periudhe, kryeministri Isa Mustafa theksoi edhe reformat ekonomike e fiskale të Qeverisë, të cilat po japin rezultate konkrete për bizneset dhe për ekonominë kosovare.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellim të bashkëpunimit bilateral me Letoninë, veçanërisht në fushën e shërbimeve sociale, të punësimit e pensioneve duke falënderuar për përkrahjen e ofruar nga Letonia në shkëmbimin e përvojave në këto aspekte.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi rëndësinë që do të ketë në këto drejtime nënshkrimi i sotëm i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Letonisë për Kosovën.

Duke folur për bashkëpunimin, ministri Reirs, theksoi mbështetjen për Kosovën në fushën e mirëqenies sociale dhe vlerësoi punën që po bëhet në Kosovë në këtë drejtim.

Gjatë takimit është biseduar edhe për përkrahjen që do të ofrojë Letonia për Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)