Mustafa merret në pyetje nga EULEX për vrasjet në LDK
Prishtinë, 4 tetor - Kryetari i LDKsë Isa Mustafa është intervistuar sot nga një Prokuror i EULEXit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Mustafa gjatë përurimit të një shkolle.
Tema sot kishte të bënte me vrasjet e zyrtarëve të LDKsë pas përfundimit të luftës, ka shtuar Mustafa.
Ai ka mohuar që Prokurori është interesuar rreth Rastit të Sami Hamitit, djemve të tij apo edhe Enver Sekiraçës - i cili sipas familjarëve të policit të vrarë Triumf Riza - ka pasur lidhje të ngushta me LDKnë.
Asnjëra prej këtyre çështjeve nuk është biseduar ne takimin që pata me Prokurorin e EULEXit, ka shtuar Mustafa.