Mustafa merr urime nga kryeministri Berisha dhe Thaçi
Prishtinë, 8 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Isa Mustafa ka marr urime të shumta nga personalitete të ndryshme politike të vendit dhe ndërkombëtare.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha përmes një bisede telefonike ka uruar kryetarin e Prishtinës, prof. Dr. Isa Mustafa për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të LDK-së .
Në këtë bisedë miqësore Kryeministri Berisha i përcolli kryetarit Mustafa urimet e tij më të përzemërta.
Kryeministri Berisha përgëzoi kryetarin Mustafa për suksesin e merituar dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin e tij të mëtutjeshëm. Kryeministri Berisha i kërkoi kryetarit Mustafa të përshëndesë të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së për suksesin e punimeve të Kongresit si dhe për garën e shkëlqyer dhe demokratike në zgjedhjen e udhëheqjes së tyre.
Kryetari Mustafa gjatë ditës telegram urimi ka marrë edhe nga kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.
Telegrame urimi kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa ka marr edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi.
Gjatë ditës kryetari Mustafa, për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të LDK-së, është përgëzuar edhe nga kryetari dhe nënkryetari i PDK-se, z. Hashim Thaçi, përkatësisht z. Fatmir Limaj