19 Janar 2025

Mustafa: Mërgata shumë e rëndësishme për vendin

Prishtinë, 27 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot, u takua me kryesuesin e Shoqërisë Kosovaro-Austriake, Niq Krasniqi, me të të cilin biseduan për politikat e LDK-së lidhur me mërgatën në Austri dhe mërgatën në përgjthësi dhe për modalitetet e bashkëpunimit.

Niq Krasniqi e njoftoin kryetarin Mustafa me punën e Shoqërisë Kosovaro-Austriake, si dhe me projektet që ka kjo oraganizatë për bashkëpunim në të ardhmen.

Ndërsa, Kryetari Mustafa e theksoi rëndësinë jetike që ka pasur në dekadave të fundit mërgata e Kosovës për krijimin e lidhjeve dhe të miqësisë së qëndrueshme me vendet në të cilën jetojnë bashkëatdhetarët tanë, si dhe për ndihëm e madhe ekonomike që i ka dhënë mërgata familjeve kosovare.

Kryari Mustafa e siguroi Krasniqi se LDK-ja do të bëjë të gjitha përpjekjet që ta përmbushë progarmin që ka për mërgatën dhe premtoi bashkëpunim të ngsuhtë me Shoqërinë Kosovaro-Austriake dhe shoqëritë e kësaj natyre në gjithë mërgatën kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)