Mustafa: Me Thaçin u pajtuam për datën e zgjedhjeve
Prishtinë, 24 shkurt - Takimi që u mbajt ditën e Shën Valentinit në mes të kreut të PDK-së, Hashim Thaci dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, u raportua se rezultoi me dicka të vecantë për të dy të lartpërmendurit, ndarjen e pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare.
Mirëpo kreu i LDk-së, Mustafa ka reaguar duke thënë se e vetmja gjë për të cilën kanë arritur pajtim në parim më 14 shkurt ishte data e zgjedhjeve.
Takimi ka qenë kryekëput për datën e zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë 8 qershori, apo më së largu 15 qershor. Kryeministri Thaçi është pajtuar në parim, i ka thënë Zërit, Isa Mustafa.
/Zëri/