23 Janar 2025

Mustafa: Me qytetarët turq kemi kaluar një rrugë të gjatë të sfidave

Prishtinë, 23 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Turk, ku ishin të pranishëm përfaqësues institucionalë, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit turk.

Ai ka deklaruar se me qytetarët turq kemi kaluar një rrugë të gjatë të sfidave.

Ndajmë shumë nga trashëgimia dhe historia jonë në të kaluarën, nga gërshetimet kulturore, kemi respektuar vlerat e traditës dhe po ashtu kemi vlerësuar objektet e kultit.

Kosova si shtet i pavarur, i bazuar në vlera multikulturore, respekton dhe synon ndërtimin dhe vazhdimin e respektimit të këtyre vlerave.

Prandaj, këtë ditë ne e shënojmë edhe si ditë të përkujtimit tonë që përgjegjësitë tona të përbashkëta, t’i realizojmë në ndërtimin e një shteti që e konsiderojmë si shtet tonin të përbashkët, një shoqëri e cila respekton vlerat tona të përbashkëta dhe marrëdhëniet etnike, të cilat sigurojnë që ne bashkërisht t’i qojmë projektet tona përpara, të ngrisim nivelin e zhvillimit ekonomik, të ngrisim bashkëpunimin kulturor dhe të respektojmë plotësisht të drejtat individuale të qytetarëve tonë.

Qasja e komunitetit turk në Kosovë është një shembull i mirë i përkushtimit të tyre për vendin e tyre, për shtetin e Kosovës, si dhe për vlerat dhe interesat e përbashkëta të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.

Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në shtetformim dhe integrim, si dhe rolin e tyre si urë lidhëse me vendet e tjera.

\"I gëzohem faktit se komuniteti turk është i përfaqësuar mirë në nivelin qendror, por poashtu edhe në atë lokal, ka ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka kryetarin e një komune dhe poashtu edhe pozita tjera të rëndësishme në institucione qendrore dhe lokale në Kosovë dhe, konsideroj se kjo nuk është çështje vetëm e një simbolike, por është një realitet, të cilin ne e dëshirojmë dhe ndërtojmë bashkërisht si vlerë e shtetit tonë të ri të përbashkët\", ka theksuar ai.

Por, poashtu konsideroj se edhe qytetarët e komunitetit turk, si dhe pjesëtarët tjerë të komuniteteve të tjera, ndajnë vështirësitë dhe problemet e njëjta, me të cilat të gjithë ne po ballafaqohemi në Kosovë, që kanë të bëjnë me shtetndërtimin tonë, që kanë të bëjnë me problemet e zhvillimit ekonomik, papunësinë e madhe, skamjen, varfërinë, nevojën që të arsimohemi të gjithë më mirë, nevojën që të kemi një shëndetësi më të mirë dhe nevojën që të funksionojnë më mirë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Ju shpreh gatishmërinë e Qeverinë e Republikës së Kosovës që ne jemi të përkushtuar të krijojmë një perspektivë për të gjithë qytetarët tanë, mundësi për shkollim në gjuhën amtare, për ruajtjen e identitetit të të gjitha përkatësive të etniteteve të ndryshme, sepse konsideroj se këto vlera janë vlera që tregojnë sukses dhe poashtu janë atribute, me të cilat ne së bashku mund të mburremi jo vetëm këtu, por edhe në përmasa shumë më të mëdha evropiane dhe botërore.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët e komunitetit tuaj që bashkërisht të punojmë dhe të kontribuojmë në vazhdimësi në ndërtimin e shtetit demokratik dhe në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës.

Konsideroj se së bashku dhe me vullnetin e të gjithë neve, mund t’i ngrisim vlerat tona si vlera demokratike, si vlera të respektimit të rendit dhe ligjit dhe si vlera të respektimit të drejtave të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

\"Jam i lumtur që sot, së bashku po shënojmë këtë ditë shumë të rëndësishme, sepse një ditë e rëndësishme e një komuniteti, shpreh poashtu vlerë edhe për komunitetet tjera dhe dëshiroj që në të ardhmen të krenohemi me të arriturat që do t’i realizojmë, si të arritura të përbashkëta\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)