Mustafa: Më 29 qershor mund të përmbyllen disa marrëveshje
Prishtinë, 24 qershor - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrethi i djeshëm i bisedimeve me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë mjaft i ngjeshur.
Mustafa ka thënë se ekziston përkushtim i të gjithëve për zgjidhjen e problemeve dhe ka konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë më 29 qershor, kur, sipas tij, do të bëhen përpjekje për përmbylljen e disa marrëveshjeve.
Mustafa i ka bërë këto komente sot, përmes një postimi në Facebook.
Të martën, palët, nën ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kanë biseduar për energjinë, telekomin, krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe lirinë e lëvizjes.