18 Janar 2025

Mustafa mbahet përgjegjës për demarkacionin

Prishtinë, 26 korrik - Kryeministri Isa Mustafa dhe partia të cilën e drejton, LDK, kanë mbetur jetimë në insistimin që me çdo kusht duhet ratifikuar versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin ekspertë dhe opozita prej një viti kanë alarmuar se ia tkurr territorin shtetit për afro 8 mijë hektarë.

Qasje ndryshe për këtë temë kanë deklaruar edhe zyrtarë të partisë kryesore në pushtet, PDK-së, ani se Hashim Thaçi, duke qenë lider i saj, e kishte firmosur Marrëveshjen e kufirit, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillimvit Thaçi është zgjedhur president i shtetit dhe, me të marrë mandatin, ka hequr dorë nga funksioni partiak.

Prej atëherë, jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva përkitazi me demarkacionin.

E, vetë kryeparlamentari Kadri Veseli, që e ka pasuar Thaçin në krye të partisë, ka prishur planet e Qeverisë për ta proceduar këtë muaj Marrëveshjen për ratifikim në Kuvend, dhe ka ftuar një konferencë shkencore për demarkacionin, në të cilën do të përballen kundërshtarët e saj dhe Komisioni shtetëror për shënjimin e kufirit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)