Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike
Prishtinë, 15 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa përkujton të rënët e Masakrës së Reçakut.
“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker, theksoi Mustafa.
Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.
"Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre."
"Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot. Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!”, theksoi Mustafa.