Mustafa: LDK po përgatitet për fitore
Prishtinë, 7 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u përgatitur për ti fituar zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, si dhe ato nacionale të vitit të ardhshëm, në mënyrë që tia rikthejë qytetarit të Kosovës qeverisjen e mirë, qeverisjen e ndershme dhe profesionale, e cila sot i mungon, për shkak të papërgjegjësisë totale të Qeverisë aktuale të Kosovësë, të mbytur në vorbullin e aferave dhe të skandaleve korruptive që e kanë përfshirë atë.
Ky ishte mesazhi i takimit të mbrëmshëm të Kryetarit të LDK-së, dr. Isa Mustafa me veprimtarët e Nëndegës së LDK-së në Korishë të Prizrenit. Kjo nëndegë në gjirin e vet tashmë i ka edhe ish-anëtarët e vjetër, të rikthyer nga LDD-ja, të cilët i janë ribashkuar LDK-së, janë kthyer në shtëpinë e përbashkët për të punuar që Prizrenit dhe mbarë Kosovës tia kthejnë një qeverisje të ndershme, profesionale dhe të përgjegjshme.
Duke e hapur këtë takim, kryetari i kësaj Nëndege, z. Agim Muçaj tha se me rikthimin e veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, të fshatit Korishë, ëshë dhënë shembulli më i mirë se vetëm të bashkuar mund të jemi model të frymës së filozofisë politike të Presidentit Rugova, në thelbin e së cilës është pikërisht bashkimi, bashkëveprimi, dhe uniteti për veprimtari institucionale, për forcim të institucioneve shtetërore dhe për një qeverisje për popullin.
Gjithsesi, z. Muçaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ish-veprimtarët e LDD-së, të cilët janë rikthyer në LDK, duke treguar gatishmëri dhe dëshirë që ti shërbejnë filozofisë së bashkimit, filozofisë së mirëqeverisjes dhe të riforcimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përgjithësi.
Pastaj, fjalën e mori kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, dr. Eqrem Kryeziu, i cili, i bindur për fitoren e LDK-së në Prizren, ndër të tjera, theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta rigjenerojë besimin e elektoratit në vlera dhe do tu ofrojë qytetarëve një qeverisje të mirë e të përgjegjshme, e cila, fatkeqësisht tani po u mungon.
Ndërsa, Kryetari Mustafa, i pritur mes ovacionesh, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u përgatitur fuqishëm për ti fituar zgjedhjet edhe në Prishtinë, edhe në Prizren, edhe në gjithë Kosovën.
Çdoherë, kur LDK-ja e ka përcaktuar një objektiv, e ka arritur atë. Presidenti Rugova e ka përcaktuar një objektiv: liri, pavarësi, demokraci dhe e ka realizuar. Sivjet, do ta marrim edhe Prizrenin, sepse Prizreni ka nevojë që të qeveriset nga LDK-ja, po edhe LDK-ja ka nevojë për Prizrenin, theksoi Kryetari Mustafa.
Gjithashtu, Kryetari Mustafa pohoi se gjurmët e qeverisjes së mirë të LDK-së në Prizren vërehen kudo edhe sot, ndërsa qeverisjes aktuale të Prizrenit i kanë dalë në shesh plot probleme, të cilat nuk po mund ti mbulojë as Qeveria qendrore.
Qytetarët e Korishës, qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës meritojnë një qeverisje më të mirë. LDK-ja, me Prishtinën dhe me Prizrenin, do të shkojë sigurt drejt fitores në të gjithë Kosovën. Për ne fitore është edhe kthimi i ish-veprimtarëve të LDD-së në shtëpinë e vjetër, ashtu siç është edhe zgjerimi me të rinj anekënd Kosovës, tha Kryetari Mustafa.
Ndërkaq, duke folur për proceset e përgjithshme politike nëpër të cilat po kalon vendi, Kryetari Mustafa tha se ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, mirëpo duhet të punojmë për ta ndërtuar të ardhmen.
LDK-ja është parti shtetformuese, të tillë e ka ndërtuar Presidenti Rugova. Prandaj, ne ju ftojmë për unitet, ju ftojmë që ta përkrahni me tërë potencialin edhe kandidatin tonë për Prizrenin, edhe kandidatët për qytetet e tjera, sepse qytetarët tanë meritojnë të kenë një qeverisje më të mirë, theksoi Kryetari Mustafa para qyetarëve të rajonit të Korishës, përkatësisht Nëndegës së LDK-së në Korishë, Lubizhdë, Skorobisht, Gërnçar, Velezhë, Caparc, Shpenadi, Legjendë dhe Malësi e Re.
Në këtë takim, po ashtu, ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, deputeti Ismet Beqiri, si dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala dhe Abdullah Hoti.