Mustafa: LDK garanton bashkëpunim të përhershëm me shoqërinë civile
Prishtinë, 16 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës do ti krijojë gjithë hapësirën e nevojshme shoqërisë civile për tu ndihmuar proceseve që janë me interes të përgjithshëm për vendin, theksoi Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një takimi që pati sot në Prishtinë me drejtues dhe përfaqësues të asociacioneve të shoqërisë civile.
Po ashtu, Kryetari Mustafa u angazhua që shoqëria civile të jetë edhe më aktive, me qëllim që ekspertiza e saj të shfrytëzohet për përmirësimin e mirëqenies së jetës së qytetarëve të vendit, si dhe të zhvillimit e të thellimit të mendimi konstruktiv e kritik përbrenda shoqërisë sonë.
Republika e Kosovës ka nevojë për një shoqëri civile të fuqishme, të organizuar dhe të artikuluar, në mënyrë që zëri i saj të ketë jehonë, ndërsa institucionet ti bëjë më të përgjegjshme përpara qyterave, pohoi Kryetari Mustafa. Ai, gjithashtu, i siguroi veprimtarët e shqoërisë civile të Kosovës se qeveria e ardhshme e Kosovës, e udhëhequr nga LDK-ja, do të ketë bashkëpunim të ngushtë dhe të përhershëm me shoqërinë civile. Në këtë kontekst, Kryetari Mustafa theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe shoqërisë civile nuk do të mbetet vetëm në nivel fushatash, por do të jetë konkret dhe proaktiv, në mënyrë që roli i shoqërisë civile të jetë edhe më i dobishëm në të gjitha segmentet e jetës, ashtu siç është në çdo vend të qytetëruar e demokratik.
Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar edhe më tutje me LDK-në dhe me qeverinë e ardhshme të vendit, në mënyrë që të japin ndihmesën e tyre profesionale e qyetatare për progresin e përgjithshëm të vendit.