18 Janar 2025

Mustafa: LDK do të fitojë bindshëm në Prishtinë

Prishtinë, 24 shtator - Sot, Kryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, mbajti takimin e parë me kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Kryetari Mustafa njoftoi se kandidatët morën përkrahjen e 5 Degëve të Lidhjes Demokratike të Prishtinës. Kemi zhvilluar një aktivitet mjaft të gjerë të përcaktimit të kritereve dhe kandidimit të njerëzve për të cilët kemi kërkuar të kemi përkrahjen e anëtarësisë së LDK-së dhe përkrahjen e qytetarëve të Prishtinës.

\"Ne e konsiderojmë një detyrë shumë të përgjegjshme, detyrën e Këshilltarit të Kuvendit Komunal, sepse këshilltarët do të jenë në pozitë të vendosin mbi çështjet kyçe të Prishtinës, për zhvillim urbanistik, zhvillimin ekonomik, hapësinor, arsimit, kulturës, zhvillimin e shëndetësisë, zgjidhjen e problemeve të rinisë dhe të tjera.\"

\"Presim dhe jemi të bindur që ju jeni ata që do ta merrni përgjegjësinë më të madhe, do ta merrni këtë detyrë, do ta fitoni së pari besimin e qytetarëve të Prishtinës dhe atë besim do ta shëndërroni  në aktë pozitivë të zgjidhjes të interesave  të problemeve dhe kërkesave të tyre\", theksoi Mustafa.

Gjithashtu Kryetari Mustafa ua uroi kandidimin për këshilltarë të Kuvendit Komunës së Prishtinës të gjithë kandidatëve të LDK-së.

Ai kërkoi të punojnë bashkërisht dhe nga 3 tetori të zhvillohet një fushatë konstruktive, një fushatë pozitive, një fushatë të cilën qytetarëve t’u tregohet se çfarë ju ofrojmë, se çfarë do të punojmë gjatë 4 viteve të ardhshme, të kontaktojmë me qytetarë, të bashkëbisedojmë në mënyrë që ta marrin besimin tyre. Kryetar Mustafa theksoi se e ka besimin e plotë se LDK-ja do ta ketë përkrahjen e pjesës më të madhe të qytetarëve të Prishtinës.

Ai vlerësoi se Komunës së Prishtinës i mbetet që të merret me projektet që janë shumë më të mëdha, shumë të rëndësishme për Prishtinën, siç është projekti i kogjenerimit ose  ngrohjes së Prishtinës përmes zhfrytëzimit të avullit të ujit nga termoelektranat e Obiliqit ose zgjidhja e problemit të ujit, që do të zgjidhet deri në vitin 2016, ndërtimi i unazave të rejatë qytetit, të zgjidhet problemi i trafikut urban dhe zgjerohen më tej hapësirt e gjelbrta.

Kryetari Mustafa edhe një herë u shpreh i bindur se, me përkrahjen e madhe që ka dhe që po e rrit nga dita në ditë, LDK-ja do të fitojë bindshëm në Prishtinë dhe në shumicën e komunave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)